
Jashari fton qytetarët për pastrimin e Skenderajt
01 nëntor 2018
| 12:50
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka ftuar qytetarët e kësaj komune që t’i bashkohen aksionit për pastrimin e Skenderajt.
“Të dashur qytetarë të Skenderajt, në vazhdën e aktiviteteve tona për të mbajtur sa më pastër ambientin në të cilin frymojmë e jetojmë, për të hequr mbeturina sa më shumë që mundemi, dhe për të kthyer komunën tonë në një gjendje pa bërllok, ju ftojmë të gjithëve që të premten nga ora 10:30 t’i bashkoheni aksionit të pastrimit. Ta fuqizojmë sa më shumë aksionin e pastrimit për të mirën e fëmijëve, për jetët tona. Për Skenderajn pa mbeturina!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/