Jashari: Gjithmonë i lumtur dhe krenar që përfaqësoi vendin tim
17 tetor 2024
| 16:39
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shprehur tejet i lumtur që ishte pjesë e “Dardanëve” për dy ndeshjet e muajit tetor.
Kosova mundi Lituanin (1-2) dhe udhëtim, derisa në “Fadil Vokrri” deklasoi Qipron (3-0), ndeshje këto të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve. Jashari, i cili bëri paraqitje fantastike në fitoren ndaj qipriotëve, përmes rrjeteve sociale, ka thënë se ndihet krenar që përfaqëson shtetin e tij.
“Gjithmonë i lumtur dhe krenar që përfaqësoi vendin tim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Forca Kosova!”, ka shkruar Jashari.
Kujtojmë se 26-vjeçari luan në Ukrainë te skuadra e LNZ Cherkasy, ku ka zhvilluar nëntë ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.