Jashari: Jemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve në shëndetësi
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë, ku është takuar me personelin shëndetësorë të kësaj qendre.
Me këtë rast, Jashari ka thënë se janë të përkushtuar në përmirësimin e kushteve në shëndetësi.
“Gjatë vizitës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, takova personelin shëndetësorë me të cilët diskutuam për sfidat dhe aktualitetin në shëndetësi në komunën tonë. Dëgjova nga ta, të arritura por edhe probleme dhe sfida me të cilat përballen çdo ditë. Jemi të përkushtuar në përmirësimin e kushteve në shëndetësi, natyrisht për aq sa jemi kompetent si nivel lokal, sepse shëndetësia është prioritet i yni!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/