Jashari kërkon që procesi për rastin e veteranëve të mos jetë lojë politike
28 janar 2019
| 11:48
Xhavit Jashari, i akuzuar në rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm”, ka thënë se është i pafajshëm në raport me këto aktakuza.
Ai pas dështimit të seancës së parë gjyqësore të këtij rasti, ka uruar që kjo mos të jetë lojë politike.
“Mos të jetë një lojë politike sepse këta njerëz kanë dhënë kontribut me luftën e tyre dhe falë tyre ne sot jemi të lirë dhe ky vend duhet të ecë përpara duke respektuar sistemin e drejtësisë”, shtoi Jashari.
/Epoka e re/