
Jashari konfirmon largimin nga Llapi
21 qershor 2022
| 12:57
Mbrojtësi i njohur në futbollin e Kosovës, Dardan Jashari nuk do të jetë më futbollistë si skuadrës së Llapit. Futbollisti ka konfirmuar largimin nga skuadra llapjane me anë të një postimi në profilin e vet në “Facebook”.
“Ju njoftoj se nuk jam me pjesë e klubit futbollistik Llapi. Dy trofe në Podujevë shpresoj të jenë të mjaftueshme për një vit sa kalova këtu. Dua të falënderojë kryesinë e klubit për korrektësinë ndaj meje, stafin për mbështetjen, bashkëlojtarët për momentet që i kaluam se bashku dhe tifozerinë ‘legjendat’ për përkrahjen”, ka shkruar Jashari.