Jashari: Masakrat mbi popullin shqiptar, dëshmia më e mirë e gjenocidit serb në Kosovë
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka qenë i pranishëm në konferencën “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999”, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbrit”.
Me këtë rast, Jashari ka thënë se numri i madh i masakrave të tmerrshme mbi popullin e pafajshëm shqiptar janë dëshmia ma e mirë e gjenocidit dhe krimeve makabre që shteti serb ka bërë mbi ne.
“Numri i madh i masakrave të tmerrshme mbi popullin e pafajshëm shqiptar janë dëshmia ma e mirë e gjenocidit dhe krimeve makabre që shteti serb bëri mbi ne me dekada, për të cilat ende kriminelet dhe shteti serb nuk janë dënuar. Nga ana tjetër këto masakra shpërfaqin sakrificën e jashtëzakonshme të popullit tonë për liri e pavarësi”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Jasharit:
Sot mora pjesë në konferencën “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999”, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbrit”, me kryetar, z. Nue Oroshi.
Konferencë kjo e cila bëri bashkë shumë historian e studiues nga të gjitha trojet shqiptare në qytetin tonë historik Skenderaj.
Me këtë rast para të pranishmëve deklarova se numri i madh i punimeve që do të prezantohen sot në këtë konferencë tregon për numrin e madh të masakrave që janë zhvilluar mbi popullin tonë autokton dhe njëkohësisht dëshmojnë madhështinë dhe historinë e lavdishme të popullit tonë, rrugën e mundimshme deri tek liria të cilën sot e gëzojmë.
Numri i madh i masakrave të tmerrshme mbi popullin e pafajshëm shqiptar janë dëshmia ma e mirë e gjenocidit dhe krimeve makabre që shteti serb bëri mbi ne me dekada, për të cilat ende kriminelet dhe shteti serb nuk janë dënuar.
Nga ana tjetër këto masakra shpërfaqin sakrificën e jashtëzakonshme të popullit tonë për liri e pavarësi.
Është obligim i secilit nga ne, por edhe më shumë i historianëve e studiuesve tonë që të mbledhim, faktojmë e argumentojmë luftën tonë të drejtë për çlirimin e vendit në njërën anë dhe në anën tjetër të dëshmojmë krimet që shteti serb bëri pamëshirshëm në Kosovë.
Pas përfundimit të pjesës ceremoniale bashkë me një delegacion të kësaj konference bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Bashkë për kombin tonë!