Jashari me porosi për liderët: Vetëm të bashkuar realizojmë amanetin e dëshmorëve

17 shkurt 2021 | 11:13

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari,  gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë, ka thënë se elita politike duhet të qëndrojë e bashkuar pasi vetëm në atë mënyrë do të realizohet amaneti i dëshmorëve.

“Ka vetëm një arsye pse ne duhet me qenë të bashkuar, në mënyrë që t’i çojmë proceset përpara. Nëse jemi të përçarë nuk do të mundemi të zhvillohemi. Vetëm të bashkuar jemi duke e realizuar amanetin e dëshmorëve”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se 13-vjetori i pavarësisë, po e gjen Kosovën pa ish-krerët e UÇK-së.

Sot në këtë ditë të pavarësisë po festojmë pa liderët e themeluesit e shtetit tonë, pa Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi, e pa bashkëluftëtarët e tyre. Këtë ditë e kujtojmë edhe komandantin legjendar dhe familjen Jashari, dhe gjithë bijtë e bijat e kombit që dhanë jetën për liri. Urime festa, e festofshim gjithmonë”, ka thënë Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka uruar…