Jashari: Menduam të mos i fyejmë dëshmorët, në këtë qeveri ka njerëz anti-UÇK

06 mars 2025 | 11:58

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka treguar se pse vendosën që edhe në shënimin e Epopesë së UÇK-së, të mos bashkëpunojnë me qeverinë.

“Ne si organizata kemi menduar që mos t’i fyejmë dëshmorët. Ne jemi për institucione, ne i çmojmë institucionet, por brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën dhe kanë tentuar ta njollosin dhe kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale ku sot padrejtësisht i kemi krerët e UÇK-së”.

“Përveç organizatës, do të ishte fyerje për familjarët e mi që i kam dëshmorë nëse bëj homazhe me ministren e Punëve të Jashtme e cila është deklaruar se ka deponuar dëshmi kundër krerëve të UÇK-së. Për neve është fyerje nëse bëjmë homazhe me ministrin Hekuran Murati i cili ka deklaruar se më mirë e më lehtë do të dilnim nëse paguanim mercenarë. Fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Clevelandit korri fitoren e dymbëdhjetë radhazi, duke mundur…