Jashari ndahet me Lirinë
Mbrojtësi i spikatur në futbollin e Kosovës, Dardan Jashari, është larguar nga skuadra e Lirisë së Prizrenit. Në “Facebook” ai ka njoftuar se largohet nga klubi me të cilin arriti të inkuadrohet në Superligën e futbollit.
“Faleminderit Liria, faleminderit Prizren, faleminderit ‘Arpaxhikët’! Ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e skuadrës së Lirisë, skuadër kjo ku kalova gjashtë muaj, duke arritur suksesin e madh të ngjitjes në Superligë. Ishin gjashtë muaj të mrekullueshëm, andaj dua t’i falënderoj drejtuesit e klubit, trajnerin dhe shtabin teknik me të cilin bashkëpunuam, tifozët e mrekullueshëm ‘Arpaxhikët’ që ju ishit më meritorët për arritjen e gjithë këtij suksesi si dhe gjithë qytetin e Prizrenit për mbështetjen e tyre. Suksese tutje klubit FC Lira!”, ka shkruar Jashari.