Jashari nderon dëshmorët Haxhiu e Ahmeti
28 maj 2018
| 13:59
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Tërrnac në përkujtim të dëshmorëve Mustafë Haxhiu dhe Kujtim Ahmeti, si dhe martirit Bedri Haxhiu në 19-vjetorin e rënies së tyre.
Pas homazheve, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, i kanë dorëzuar familjes Haxhiu dekoratën me titullin “Hero” për dëshmorin Mustafë Haxhiu.
Kjo dekoratë është ndarë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
/Epoka e re/