Jashari nderon dëshmorin Abedin Rexha në përvjetorin e rënies

08 tetor 2021 | 12:14

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kryesuesen, Fatbardha Haliti, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, drejtorë, familjarë të dëshmorit e qytetarë, kanë bërë  homazhe tek varri i dëshmorit Abedin Rexha, në 23-vjetorin e rënies, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

“Me këtë rast para të pranishmëve deklarova që e kemi për obligim moral e institucional që të kujtojmë e nderojmë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi dëshmorit Abedin Rexha dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë!”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Havolli nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës, ka thënë…