Jashari në 22-vjetorin e masakrës së Izbicës: Të bëhemi bashkë për ta bërë shtetin e fortë

28 mars 2021 | 17:32

Me rastin e 22-vjetorit të masakrës së Izbicës, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, se bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë e qytetarë, kanë bërë homazhe tek varri i secilit dëshmorë e martirë, duke kujtuar e nderuar sakrificën e tyre për çlirimin e shtetit tonë.

“Me këtë rast para të pranishmëve deklarova se masakra e Izbicës është shembull i sakrificës sublime dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka liri. Ajo po ashtu është dëshmia më e mirë e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë. Nga Izbica heroike bëra thirrje që të bëhemi bashkë për ta bërë shtetin tonë të fortë, që rinia jonë të këtë punësim, perspektivë e mirëqenie dhe kështu ta duan këtë shtet për të jetuar në të, në vendin që më të dashurit tonë brez pas brez dhanë më të shtrenjtën jetë që ne sot të jetojmë të lirë. Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. T’i kujtojmë me nder e krenari sepse secili prej tyre është pjesë e historisë sonë të lavdishme”, ka thënë Jashari.

May be an image of one or more people, monument and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…