Jashari: Në sistemin arsimor në Kosovë politika është mjaftë e pranishme
Sektori i arsimit në Kosovë është mjaftë i politizuar dhe ky politizim ka ndodhur nëpër secilin mandat qeverisës.
Kështu të paktën ka thënë për “Kosovapress” kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (ShBAShK), Rrahman Jashari.
Jashari duke folur për të mirat dhe të këqijat e çdo qeverisje të deri tanishme në Kosovë, ka thënë se politika sistemin arsimor e ka dëmtuar.
Sipas tij, mësimdhënësit që dalin në pensionim nuk po lejohen ta përfundojnë vitin shkollor ndonëse janë pensionuar, pasi që partitë politike po synojnë që ato vende të zihen nga bashkëpartiakët e tyre.
Kryetari i SBAShK-ut, ka thënë se ai nuk anon ndaj asnjë partie politike, por që do të jetë gjithmonë me atë qeveri e cila do punojë për përmirësimin e sistemit arsimor në vend.
Sipas tij, lehtësisht mund të vërtetohet se ai nuk është me asnjë parti, pasi që asnjë nga fëmijët e tij nuk janë të punësuar edhe pse kanë përfunduar shkollimin.