Jashari: Nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur
30 gusht 2018
| 12:34
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se kurrë nuk do të jenë të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur.
“Ku janë? Një pikëpyetje e madhe që nuk morri përgjigje ende, edhe pas 19 vitesh që nga përfundimi i luftës në Kosovë.Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, se bashku me familjet e tyre, kujtojmë 126 familjarë të zhdukur të komunës së Skenderajt gjatë luftës, dhe të gjithë të zhdukurit tjerë të Kosovës. Kurrë nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/