Jashari për studentët serbë që deshën ta vizitonin Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Ata që kanë insistu me shfaros Prekazin nuk është mirë me vizitu

17 korrik 2022 | 19:06

Gjatë ditës së sotme, studentë nga Serbia u ndaluan për ta vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”, kjo pas aksionit nga tifo – grupi i klubit të Drenicës dhe qytetarë të Skenderajt.

Me moslejimin e studentëve serbë për të hyrë në fshatin heroik të Kosovës pajtohet edhe Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i cili tha se hyrja e çdo okupatori në Prekaz nuk do të ishte mirë.

“Kushdo që hyn nga një shtet që ka qenë okupues nuk do të ishte mirë me vizitu Prekazin. Ata që kanë insistu me shfaros Prekazin nuk është mirë me nxit provokime sepse dihet se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

“Ata që kanë luftu kundër Prekazit është provokim i rëndë me ardh me vizitu”- nënvizoi Jashari për Insajderin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si çdoherë, edhe këtë verë mërgimtarët zgjodhën që të nisen…