Jashari përcjell nga afër realizimin e projekteve në dy fshatra të Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë inspektuar punimet në realizimin e projekteve në rrugët e fshatit Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik – Syriganë.
Me këtë rast, Jashari ka thënë se këto projekte janë shumë të rëndësishme për banorët e këtyre fshatrave.
“Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë, pamë nga afër punimet që po zhvillohen në rrugët e fshatit Kotorrë dhe projektin e rrugës nga qendra e Runikut deri në Syriganë. Një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese, ku gjithashtu përfshihet edhe asfaltimi i shumë kilometrave tjerë të segmenteve nëpër fshatrat e kësaj ane”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/