Jashari përkujton dëshmorin Januz Kodra
25 maj 2020
| 15:25
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar dëshmorin Januz Kodra, në 21-vjetorin e rënies së tij,
Me këtë rast, Jashari ka vlerësuar lartë kontributin e Kodrës për çlirimin e Kosovës.
“Në 21 vjetorin e rënies në altarin e lirisë dhe me vlerësime të larta për sakrificën sublime në shërbim të atdheut, sot kujtojmë me respekt të veçantë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Januz Kodra. Lavdi të përjetshme Januz Kodrës dhe dëshmorëve tjerë të kombit!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/pcb.775674086302578/775673832969270/?type=3&theater