
Jashari pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për temat e nivelit lokal
17 shtator 2019
| 11:45
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën ka biseduar për temat e nivelit lokal.
Kryetari Jashari ambasadoren e shtetit suedez në vendin tonë, e ka njoftuar me të arriturat e komunës, punët që janë duke u zhvilluar si dhe sfidat me të cilat përballet kjo komunë por edhe si shtet i ri.
Jashari ka thënë se Kosova ka nevojë për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
/Epoka e re/