Jashari: Sot kujtojmë luftën e UÇK-së në krye me Adem Jasharin

12 qershor 2022 | 16:41

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar 23-vjetorin e çlirimit të vendit.

Ai thotë se 12 Qershori shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore për Liri, kujtojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Postimi i tij:

Urime 23 vjetori i çlirimit Kosovë!

Në këtë ditë historike që shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore për Liri, kujtojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Sot kujtojmë e nderojmë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, kujtojmë masakrat mbi popullin tonë të pafajshëm e liridashës shqiptar, sakrificën e invalidëve të UÇK-së e viktimat civile të luftës sonë çlirimtare.

Përjetë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve tjera mike të Kosovës dhe NATO-s për përkrahjen e dhënë në rrugën tonë të çlirimit nga okupatori serb.
Sot 23 vite pas, është obligim i secilit nga ne që të angazhohemi maksimalisht në jetësimin e amanetit të të rënëve për të pasur një shtet të zhvilluar që siguron mirëqenie e kushte të barabarta në shkollim e punësim.

Lavdi të përjetshme të rënëve për Liri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht që mos të lejojë…