Jashari: Sot kujtojmë të gjithë ata që vulosën të ardhmen e Kosovës së lirë

12 qershor 2020 | 15:19

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ditës së çlirimit.

Ai ka thënë se sot në 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë e nderojnë të gjithë ushtarët, dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

“Janë ata që shkruajtën historinë e përjetshme, është vepra dhe heroizmi i tyre unik ai që vulosi të ardhmen e Kosovës. Sot kujtojmë heroizmin e familjes Jashari, luftën e shenjtë çlirimtare të komandantit legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij. Kujtojmë masakrat mbi civilët në Qirez e Likoshan, Abri, Izbicë, Rezallë, Reçak, Studime, Dubravë, Krushë e Madhe, Has e masakra tjera mbi popullin e pafajshëm e liridashës shqiptar. Kujtojmë e nderojmë sakrificën e invalidëve të UÇK-së e viktimat civile të luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/787856318417688/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Young, Moses dhe Eriksen në janar, Interi sheh sërish…