Jashari, studentëve: Aplikoni për bursa

13 qershor 2020 | 11:24

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se komuna që ai e drejton ka shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët për vitin 2020.

Sipas kryetarit të Skenderaj, këtë vit do të ndahen 170 bursa me nga 300 euro për secilin student.

“Dje kemi shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e komunës sonë, për vitin 2020. Marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjëratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajmë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student”, ka shkruar Jashari.

Postimi i plotë i Jasharit në “Facebook”:

Lajm i mirë për studentët e komunës sonë
Dje kemi shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e komunës sonë, për vitin 2020.
Marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjëratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajmë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student.
Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni, afati i fundit për aplikim është 29.06.2020.
I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara.
Suksese!

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari                                       Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).…