Jashari takohet me dy zyrtarë britanikë, flasin për zhvillimin ekonomik
22 shkurt 2018
| 16:24
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të enjten në takim, Samuel Paice, shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry, zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen aktuale dhe zhvillimet ekonomike në komunën e Skenderajt.
Ndër të tjera është diskutuar edhe për planet zhvillimore, sfidat si dhe për prioritetet e qeverisë lokale të Skenderajt.
Fiona Henry ka përgëzuar kryetarin Jashari për detyrën, duke i dëshiruar sukses dhe një rrugëtim të mbarë në këtë mandat qeverisës.
Në fund të këtij takimi, kryetari Jashari, ka nderuar dy mysafirët me nga një dhuratë simbolike.