Jashari: Të martën mbahet manifestim përkujtimor për të rënët e Drenicës dhe zbulohet shtatorja e Ilaz Kodrës në Drenas
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se të martën, mbahet manifestim përkujtimor me rastin e rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të Drenicës si dhe zbulimi i shtatores se heroit Ilaz Kodra, në sheshin e Drenasit.
“Komuna e Skenderajt dhe e Drenasit organizojnë të martën, më 30 prill nga ora 12, manifestimin përkujtimor me rastin e rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të Drenicës dhe më gjerë.
Me këtë rast, në nderim të veprës dhe sakrificës së heroit Ilaz Kodra, në sheshin e Drenasit, do të bëhet zbulimi i shtatores së tij. Ftoj qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe gjithë të interesuarit tjerë, të jenë të pranishëm në këtë ngjarje të shënuar, për të bërë sa më madhështor manifestimin”, ka shkruar Jashari.