Jashari vendos të mos votojë, shkak arsyeja e moslejimit të kamerave në vendvotime

14 shkurt 2021 | 14:03

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vendosur të mos votojë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Arsye për këtë, sipas raportimeve është pikërisht çështja e përplasjes së tij me KQZ-në për çështjen e kamerave në klasa.

Ai mbrëmë me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kishte kërkuar nga drejtorët e shkollave që të mos i ndalin kamerat në klasa as gjatë periudhës së votimit.

Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk është lejuar. Në një reagim të mëvonshëm, KQZ-ja ka theksuar se është ky institucion menaxhon qendrat e votimit dhe jo kryetarët e komunave.

KQZ-ja ka nënvizuar se këto rregulla vlejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjest shumë emocionues e prekës është përcjellë sot nga…