Jashari vishet bardhezi
11 janar 2023
| 13:33
Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka vazhduar me përforcime për sezonin pranveror. Futbollisti më i ri i kësaj skuadre është qendërmbrojtësi Dardan Jashari, i cili ka qenë pjesë edhe e Llapit, Ballkanit, Ferizajt, Malishevës dhe Flamurtarit.
“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Liria, është klub me traditë. Do të jap maksimumin për të arrit objektivin, kthimin në elitë”, ka thënë Jashari.
Ndërsa drejtori Enis Gashi ka deklaruar: “Ne, ende do të sjellim futbollistë. Jashari është një nga objektivat që patëm. Ditët në vijim do të ketë risi tjera”.