Jashari viziton konsullatën e Kosovës në Stuttgart
19 nëntor 2019
| 15:27
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se ka vizituar konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë.
Me këtë rast, ai ka falënderuar diplomatët e Kosovës, të cilët sipas tij janë duke krijuar ura të bashkëpunimit
“Sot, vizitova konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, me të cilët diskutuam gjerë e gjatë dhe i falënderova për organizimin e ceremonisë zyrtare të ndarjes së donacionit, kamionë për zjarrfikësit e njësisë në Skenderaj. Faleminderit konsullatës tonë në Stuttgart, diplomatëve tonë, të cilët po krijojnë ura bashkëpunimi për institucionet tona”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/