Jasmine Sanders tregon pse e thërrasin Golden Barbie
30 korrik 2019
| 13:08
Jasmine Sanders ka treguar pse të gjithë e thërrasin Golden Barbie.
Gjatë intervistës për revistën “legend’s Identity”, modeluesja 28-vjeçare ka thënë se gjithçka nisi në shkollë.
“Një prej mësuesve të mi në shkollë të mesme më thërriste Goldilock, pastaj disa nga miqtë e mi më thoshin ‘ti dukesh si një kukull barbie’.
Më pas unë dhe motra ime bashkuam Golden me Barbie dhe u bë Golden Barbie”, ka treguar ajo. Sandersi ka treguar se ka blerë një shtëpi të re. “Ishte hapi më i madh dhe ndjenja më e fuqishme sepse tani jam në gjendje të them se jam rritur”, është shprehur Jasmine Sanders.