Jason Derulo u këndon fansave nga ballkoni
29 tetor 2018
| 10:49
Jason Derulo u ka kënduar fansave nga një ballkon, në vend të një arene, pasi koncerti i tij në Pragë u anulua për arsye sigurie. Shfaqja në Tipsport Arena u anulua vetëm disa orë para se të fillonte, ndaj 29-vjeçari improvizoi një koncert.
Edhe pse ripërcaktoi një datë tjetër për koncertin, ai nuk dëshironte që fansat e tij të largoheshin të mërzitur. Ndaj u ngjit në një ballkon dhe filloi të këndonte. Ai ka shkruar në “Instagram”: “Dashuria dhe miqësia që kemi ndarë mbrëmë do të mbetet përgjithmonë tatuazh në zemrën time”.