Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët
20 nëntor 2024
| 13:41
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në “Facebook” ka theksuar se ky është një moment për të rritur ndërgjegjësimin global për përdorimin e duhur të antibiotikëve dhe për të luftuar rezistencën antimikrobike.
“Përdorimi i tepërt dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të infeksioneve të rezistencës, duke e bërë trajtimin më të vështirë dhe duke kërcënuar avancimet mjekësore. Kjo javë është mundësia juaj për të mësuar dhe shpërndarë informacion rreth përdorimit të sigurt të antibiotikëve dhe rëndësisë së parandalimit të përhapjes së mikrobeve rezistente. Edukojmë, avokojmë dhe veprojmë për një të ardhme më të shëndetshme!”, ka njoftuar MSh-ja.