![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/1040A15C-56EB-4278-9F60-C292A411D289.jpeg)
JAVA E ADIT!
Shkruan: Sefer Shyti
Java e Adit fillon në ditëlindjen e tij dhe përfundon më rënjen e tij në altarin e lirisë, 31 maj 1999.
Në këtë datë të vitit 1978 familjes Shyti iu shtua edhe një djalë që do të pagëzohej Adnan. U rrit, u edukua, u shkollua dhe u frymëzua ta nderoi familjen, kombin, atdheun e njerëzimin. Kur erdhi koha e u burrërua e tregoi vehten me vepra. Punoi që të mbante familjen dhe rroku armën për të mbrojtur popullin e Atdheun nga hordhitë qetnike.
Më 29 maj 1999, Adi fitoi përjetësinë dhe pavdeksinë duke iu bashkuar Dëshmorëve të Kombit. Ai bie heroikisht në vijën e parë të frontit në luftimet që zhvilloheshin në fshatin Gramsh (Pirç) të Mitrovicës.
JAVA E ADIT vazhdon edhe më 30 e 31 Maj me betejat e bashkluftëtarëve për hakmarrje, e që u realizua në betejat e zhvilluara tek Gardhi i Kolenës, Vojtesh dhe në rrethinat e Ashlanit.
I përjetshëm do mbetet kujtimi për ty ADI. I përjetshëm do jetë kujtimi për të gjithë të rënët për liri.
Lavdi!