Java e ardhshme me stuhi shiu dhe erë të fortë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi

15 janar 2023 | 22:19

Moti në javën e ardhme për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi parashihet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Kjo vjen si pasojë e disa qendrave të thella të presionit atmosferik me origjinë polare të cilat do të përfshijnë Ballkani edhe pjesën më të madhe të Evropës.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, reshje shiu, erëra të forta, ndërsa në viset malore borë por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Pothuajse gjatë gjithë javës në Shqipëri parashikohet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata.

Gjatë ditëve të ardhshme përgjatë ultësirës perëndimore (kryesisht veriperëndim dhe jugperëndim) reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje të dendura bore ndërsa në relievet e tjera malore në lindje reshje bore me intensitet të ulët dhe vetëm ditën e premte me intensitet mesatar. Vlen për t’u theksuar se për këto ditë pritet erë tepër intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi që arrin deri 20 – 25m/s ndërsa pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

Edhe Kosova pritet përkeqësim i kushteve meteorologjike. Për shkak të depërtimit të cikloneve priten reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende-vende edhe rrebeshe shiu, ndërsa në viset malore borë. Përgjatë këtyre ditëve të javës vende-vende do të fryjë erë e fortë nga jugperëndimi e juglindjes.

Për shkak të rrebesheve të shiut ekziston edhe mundësia për vërshime të shpejta në Kosovë.

Mot me vranësira e reshje intensive shiu me erë të fortë gjatë javës së ardhshme priten edhe në Maqedoni.

Reshje shiu me erëra të fuqishme parashikohen edhe në Mal të Zi, konkretisht në zonat bregdetare. /Motilokal.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Rahovecin…