Java e ardhshme sjell mot vjeshtor dhe rënie të temperaturave

12 shtator 2022 | 11:43

Prishtina Weather ka njoftuar se java e ardhshme do të sjell mot vjeshtor dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

“12.09.2022 – Në parashikimet e fundit nëpër modelet më kryesore numerike të parashikimeve afatmesme, si ato europiane dhe amerikane, po shfaqen mundësi për një ndryshim të situatës meteorologjike mbi kontinentin europian, me ç’rast mund të depërtojnë masa më të ftohta ajrore përgjatë detit verior deri mbi rajonin tonë, që edhe do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare”.

“Kjo javë, do të mbetet nën kushte të motit më të qëndrueshëm, ku temperaturat, edhe sot, parashihen të shkojnë deri në 30C ditën e enjte dhe premte. Nga fundjava pritet përkeqësim i motit me të reshura shiu dhe rënie të temperaturave, sidomos ditën e diel”, ka njoftuar Prishtina Weather.

“Për momentin mu gjatë javës së ardhshme, kur edhe fillon zyrtarisht stina e vjeshtës, orëve të hershme të 23 shtatorit, mund të ketë periudha më të shpeshta me të reshura shiu, e temperaturat zbresin ndjeshëm nën vlerat mesatare. Maksimalet luhaten ndërmjet 14C e 18C, ndërsa ato minimale do të zbresin edhe deri në 6C e 8C. Ditëve të ardhshme përcjellim këtë zhvillim të motit, sipas modeleve numerike, se sa po mbetet e qëndrueshme, dhe në postimet e ardhshme ju njohim me ecurinë e këtij trendi meteorologjik”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë…