“Java e Arkivit të Hapur” nis të hënën, drejtori ekzekutiv Bislim Bislimi do t’i paraqesë të arriturat

13 mars 2025 | 15:01

Të hënën, më 17 mars, organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK), do të nisë “Java e Arkivit të Hapur”, e cila do të zgjasë deri më 21 mars.

Në këtë edicion AShAK-u do të organizojë disa aktivitete, kurse drejtori ekzekutiv i saj, Bislim Bislimi, njëherësh sekretar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të paraqesë punën e madhe që ka bërë në  fushën e digjitalizimit në dy vitet e fundit.

“Ju ftojmë të përjetoni një javë unike mes historisë dhe teknologjisë!”, thuhet në njoftimin e AShAK-ut shpërndarë në rrjete sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, skuadra e…