‘Java e Bibliotekës së Kosovës’ u shënua edhe në Mitrovicë
Të premten, në ambientin e sallës Ovale në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, u mbajt java e Bibliotekave të Kosovës, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe që ka për qëllim afirmimin e punës së bibliotekave si institucione të librit dhe ofrimin e tyre sa më afër lexuesve.
Të pranishëm gjatë këtij aktiviteti ishin shumë zyrtarë nga Komuna e Kosovës, drejtorë të Bibliotekave, ligjërues nga ShBA, Shqipëria, përfaqësues të ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe mysafirë të tjerë.
Me këtë rast u diskutuan çështje shumë me rëndësi të cilat kishin të bëjnë kryesisht me ruajtjen e materialit bibliotekar, zhvillimin e koleksioneve dhe ruajtja e tyre.
Po ashtu në këtë ditë, në Bibliotekën Ndërkomunale “Latif Berisha” u mbajt edhe një ekspozitë e librit nga fondet e BN “Latif Berisha” ku me këtë rast u ekspozuan me lektura të ndryshme shkollore.
Të pranishmit vizituan edhe Muzeun e qytetit të Mitrovicës si dhe morën pjesë në hapjen e SHFMU “Musa Hoti” në qytetin e Mitrovicës.