Java e fundit e fushatës, Abdixhiku: Këtë javë vijmë në pesë bastionet tona të forta
03 shkurt 2025
| 11:09
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar degët e LDK-së dhe qytetarët për tubimet madhështore në shumë qytete të Kosovës.
Përmes një video të postuar në “Facebook”, Abdixhiku ka thënë se ka ardhur koha e LDK-së.
“T’ringritun, një za, kushtrimin me shpërnda: Koha jonë ka ardhë! Po vijmë këtë javë në pesë bastionet tona të forta. Në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë – për kryengritjen e djathtë gjithëkombëtare. LDK është dashni! Fitore dhe asgjë më pak”, ka shkruar Abdixhiku.