Java e fundit e prillit fillon me të reshura shiu dhe rënie të temperaturës nga mesi i javës

23 prill 2023 | 12:29

“Prishtina Wather” ka njoftuar se java e fundit e prillit fillon me të reshura shiu dhe rënie të temperaturës nga mesi i javës.

Maksimalet zbresin në 12C ditën e mërkurë, e deri të premten sërish rriten në 17C.

Minimalet të enjten dhe të premten mund të zbresin edhe deri në 1C e 2C.

Nga dita e martë era ndryshon drejtimin nga krahu verior dhe frynë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.

23.04.2023 – Me të reshura shiu parashihet të fillojë java e fundit e muajit prill, që orëve të pasdites do të marrin karakter të rrebesheve me bubullima. Të reshurat do të paraqiten kohëpaskohe deri nga dita e mërkurë.
Nga dita e enjtë parashihet një periudhë më stabile e motit, ku do të ketë më shumë intervale me diell ditën e premtë. Masa më të ftohta ajrore depërtojnë ditën e mërkurë që edhe pritet të zbresin temperaturat nën vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira.

24.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullimë.
25.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit me riga lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima.
26.04 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.
27.04 – Pjesërisht vranët.
28.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e ditën më ngrohtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar se…