Java e katërt e grevës së punëtorëve teknikë të UP-së
Punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe ata të Qendrës së Studentëve, kanë hyrë në javën e katërt të grevës. Shkaqet që çuan në grevë këta punëtorë është paga e ulët, për të cilën thonë se po ua vështirëson jetën, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Sindikatës se Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për Ekonomia Online se ende nuk janë marrë për bazë kërkesat e tyre. Madje tha se kohëve të fundit nuk ka as bisedime me rektorin e UP-së.
“Po hyjmë në javën e katërt dhe ne jo që nuk po arrijmë për shumën të bisedojmë por nuk po arrijmë as të dialogojmë, kjo është kryeneçësi e tyre. Të gjithëve neve po na kushton, por në rend të parë po i kushton rektoratit dhe kjo grevë e ka një fund. Unë kam marrë një përgjithësi, sepse këta punëtorë kanë dashtë me ia zënë derën e rektorit”, ka thënë Azemi.
Ai ka shtuar se asnjë ftes zyrtare nuk kanë marrë për të biseduar.
“Ne kemi mbështetje ligjore. Nëse ka nevojë edhe një vit do të rrimë kështu. Unë bëjë politikë sindikale dhe ju them bëjeni këtë sepse ne e bëjmë këtë. Unë po e bëjë punën time për të ofruar dialog”, është shprehur Azemi.