
Java e lavdisë dhe sakrificës së minatorëve!
28 shkurt 2025
| 14:13
Shkruan: Ferat Shala
Me rastin e përvjetorit të Javës së Minatorëve, ju përgëzoj për punën, angazhimin dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm ndër vite.
Greva e minatorëve të vitit 1989 nuk ishte vetëm një akt proteste – ajo u shndërrua në një lëvizje gjithëpopullore, në një simbol të rezistencës dhe shpresës se vetëm të bashkuar mund të çlirohemi. Ky ideal dhe mision u kurorëzua me fuqinë politike dhe ushtarake të UÇK-së, që e bëri realitet lirinë e Kosovës!
Por sot, edhe pse Kosova është shtet i pavarur, minatorët nuk janë në pozitën e duhur e as të merituar. I tërë sektori minerar është lënë pas dore, i degraduar dhe i abuzuar nga politika dhe keqmenaxhimi. Fatkeqësisht, ndjekja dhe keqtrajtimi institucional ndaj minatorëve po vazhdon, duke e bërë edhe më të rëndë situatën e tyre.
Unë besoj dhe shpresoj se tani është koha e fundit për të ndryshuar qasjen ndaj Trepçës dhe minatorëve. Nuk mund të vazhdojmë me mashtrime dhe padrejtësi!
E kam zgjedhur qëllimisht këtë ditë për t’ju dërguar urimet e mia, sepse pikërisht në fund të Javës së Minatorëve ka filluar një nga padrejtësitë më të mëdha ndaj jush dhe ndaj Kosovës. Fatkeqësisht, historia duket se po përsëritet.
Me shpresë dhe besim se situata do të ndryshojë për të mirën e Trepçës dhe të gjithë Kosovës!