‘Java e minatorëve’, Shala tregon investimet milionëshe kur drejtonte ‘Trepçën’
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në kuadër të “Javës së minatorëve” ka publikuar investimet që kishte bërë në ndërmarrjen “Trepça” gjatë kohës kur e drejtonte këtë ndërmarrje.
Shala ka thënë teknologjia e cila është blerë gjatë kohës kur drejtonte “Trepçën” ende i mban gjallë linjat e prodhimit aktual në këtë ndërmarrje.
“Për nderë të ‘Javës së minatorëve’. Po ua rikujtojmë disa momente të suksesit të përbashkët që kam arritur gjatë vitit 2009-2012, ku pata fatin të punojë me minatorët, menaxherët, inxhinierët dhe gjithë ekipin e ‘Trepçës’, duke bërë ndryshimin në menaxhim, disiplinë, rezultate në kursim e prodhimtari si asnjëherë tjetër, nga çlirimi e deri më sot! PS: Fotot pasqyrojnë vizitën dhe kontratat milionëshe, që sollën teknologjinë më të re për eksploatim në ‘Trepçë’, teknologji kjo e cila ende mban gjallë linjat e prodhimit aktual. Me fat!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.