Java e parë e shtatorit me diell dhe vranësira, maksimalja 33 gradë celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se java e parë e shtatorit do të jetë me diell dhe vranësira.
Në njoftimin e IHMK-së është bërë me dije se minimalja e temperaturave do të jetë 11 gradë celsius ndërsa maksimalja me 33 gradë celsius.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E martë – Mot me diell dhe pjesërisht vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-5m/s.
Indeksi UV në gjysmën e parë të javës do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKShPK-së.