Java e tretë me sfida interesante

07 dhjetor 2021 | 13:50

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e tretë e Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish, pasi të shtunën ishin ndeshur në Superligën e Femrave në Kosovë, ku fitore shënuan vashat prishtinase 70:90. Në Ligën Unike, prizrenaset kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse prishtinaset një fitore dhe një humbje.

Takim shumë interesant shihet ndërmjet Flamurtarit dhe Tiranës, dy skuadra me rivalitet në Shqipëri. Skuadra vlonjate ka një fitore dhe një humbje, kurse ajo tiranase dy humbje. Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet kampiones së Kosovës, Penzës dhe Partizanit. Vashat pejane kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse ajo nga Tirana, dy humbje në dy ndeshje.

Liga Unike e Femrave – Java 3

E mërkurë
17:00 Bashkimi – Prishtina
17:00 Flamurtari – Tirana

E enjte
17:00 Penza – Partizani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka…