Java nis me mot shumë të ngrohtë

10 maj 2021 | 09:52

Fillimi i kësaj jave do të sjellë mot shumë të ngrohtë e kryesisht me diell.

Nga dita e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë mbi vend sjell kushte për vranësira, e ku priten mundësi edhe për të reshura shiu, kryesisht të karakterit lokal, e që vende-vende shoqërohen edhe me bubullima orëve të pasdites.

Sot kryesisht do të mbaj mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 26 gradë celsius.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga e mërkura edhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë…