Javë e suksesshme për shqiptarët në Zvicër
Pajtim Kasami ka realizuar golin e parë në ndeshjen që Sioni e fitoi ndaj Thunit me rezultat 2-1.
Kasami luajti gjatë 90 minutave, kurse shqiptari tjetër Ermir Lenjani u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë. Në ndeshjen në mes të Luzernit dhe Bazelit, e cila përfundoi 1-1, dy shqiptarët, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, janë ndëshkuar me karton të verdhë. Për Luzernin luajtën Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj. Dyshja e Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, kanë shkëlqyer në ndeshjen që Zurichu ka arritur të marrë një barazim të vlefshëm 3-3 ndaj Xamaxit.
Kryeziu e Kololli shënuan golat e ekipit mysafir. Goli i parë nga lojtarët e Kosovës u shënua nga mesfushori Kryeziu, i cili shënoi nga distanca në minutën e 61-të, për ta ngushtuar epërsinë në 2-1. Kryeziu ishte autor i dy golave, kurse një gol realizoi Kololli. Për këtë të fundit ky ishte goli i gjashtë këtë sezon në Superligën e futbollit të Zvicrës, ndërsa për Kryeziun dy golat e parë.
/Epoka e re/