Javë me plot derbi në basketboll 

26 dhjetor 2020 | 08:16

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Prince Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante.

Trepça, që së fundi ka bërë ndryshime në shtabin teknik dhe te lojtarët e huaj, do të ballafaqohet me Vëllaznimin. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe tetë humbje, kurse kuqezinjtë tri fitore dhe shtatë humbje, andaj pritet një ndeshje interesante. Takim shumë interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Therandasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit tri fitore dhe shtatë humbje. Dy rivalët e vjetër, Bashkimi dhe Peja, ballafaqohen të dielën. Prizrenasit janë në formë në ndeshjet e fundit, kurse pejanët kanë pësuar dy humbje në dy duelet e fundit. “Portokallezinjtë” kanë pesë fitore dhe pesë humbje, kurse “verdhezinjtë” shtatë fitore dhe tri humbje. Takimi më interesant është ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që janë në një seri të fitoreve, pesë, përkatësisht gjashtë radhazi.

Prizrenasit kanë shtatë fitore dhe tri humbje, kurse “vreshtarët” tetë fitore dhe dy humbje.

SUPERLIGA

Të shtunën takohen:
15:00 Trepça – Vëllaznimi
15:00 Golden Eagel Ylli – Sigal Prishtina

Të dielën takohen:
14:30 Bashkimi – Peja
17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka uruar Britaninë dhe…