Javë me plot derbi në basketboll

01 prill 2025 | 16:50

Mesjava sjell ndeshjet e javës së 27 në ProCredit Superligën e Kosovës, njëkohësisht e parafundit për garat e rregullta. Kjo xhiro do të dhurojë shumë sfida interesante.

Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi kanë pikë të barabarta me 13 fitore e 13 humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante në Therandë dhe e baraspeshuar njëkohësisht. Dy skuadrat janë në formë të lartë dhe synojnë t’i përfundojnë garat e rregullta sa më lart në renditje.

Ndeshja tjetër e së mërkurës është ndërmjet Borës dhe Proton Cable Prizrenit, vendit të shtatë dhe tetë në renditje. Prishtinasit në edicionin debutues në elitë kanë tetë fitore e 18 humbje dhe do të luajnë në “play-out” me finalistin e Ligës së Parë për një vend në elitë edicionin e ardhshëm, ndërkohë prizrenasit kanë pesë fitore e 21 humbje. E diela është e rezervuar për superderbi, me katër skuadrat e para në renditje që, gjithashtu, synojnë të renditen sa më lart para garave shtesë, njëkohësisht është përballja mes katërshes së madhe të basketbollit të Kosovës.

Sfidë interesante pritet në kryeqytet, ku ndeshen Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Prishtinasit janë në vendin e tretë me 16 fitore e dhjetë humbje, ndërsa prizrenasit në vendin e parë me 18 fitore e tetë humbje. Në Pejë përballen Peja dhe Trepça. “Verdhezinjtë” janë në vendin e katërt me 14 fitore e 12 humbje, kurse “xehetarët” janë në vendin e dytë me 17 fitore e nëntë humbje.

SUPERLIGA – Java 27

Të mërkurën takohen:
19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
19:00 Bora – Proton Cable Prizreni

Të enjten takohen:
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
19:00 Peja – Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Punë e kryer: Zgjedhjet…