Javë vendimtare për KB Rahoveci
Kjo javë është vendimtare për të ardhmen e KB Rahoveci. Pas rezultateve të mira, Rahoveci është duke u përballur me një krizë të madhe financiare dhe drejtuesit e klubit të përkrahur edhe nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë bërë thirrje që bizneset e këtij qyteti t’i ndihmojnë klubit, përndryshe ekziston rreziku i mospjesëmarrjes në gara.
“Bordi i KB Rahoveci dëshiron të qartësoj se kjo javë është vendimtar për të ardhmen e klubit që bëri histori, ndërsa mbështetja e bizneseve është mëse e domosdoshme për vazhdimin e garave, tash kur klubi ynë po bëhet edhe me shtëpi, palestrën. Bordi i KB Rahoveci ka kërkuar dhe kërkon nga të gjithë që janë të gatshëm për ndihmë ta përkrahin këtë projekt, në mënyrë që puna e nisur të vazhdoj me sukses. Në tërë këtë situatë bordi i KB Rahoveci do të marr vendimin për vazhdimin e garave ose jo, më së largu deri të enjten atëherë kur është afati i fundit për regjistrimin e klubeve”, thuhet në njoftimin e KB Rahoveci.
/Epoka e re/