Javën e ardhshme debatohet në Kuvend për punën njëvjeçare të qeverisë
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, thënë se është vendosur që të enjten e javës që vjen do të këtë seancë në të cilën kryeministrin Albin Kurti do të raportojë për punën njëvjeçare.
Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për Komisionin hetimor për krizë energjetike, derisa ka shtuar se ky komision do t’i hetojë edhe punësimet në KEK.
“Sapo përfunduam mbledhjen dhe seanca do të jetë të enjten. Ajo çfarë është e rëndësishme meqenëse qeveria ka hezituar ta sjellë raportin për punën njëvjeçare të saj dhe mungon një transparencë dhe angazhim i saj. Më shumë ka dështime sesa që kemi pasur ndonjë progres, por megjithatë sot kemi ftuar kryeministrin Kurti në të enjten e ardhshme të sjellë raport dhe të kemi debat parlamentar”, ka thënë Tahiri.