Javën e ardhshme do të vendoset për kompensimin e orëve të humbura mësimore
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se të hënën do të mblidhet Task Forca për të diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Në një konferencë për medie së bashku me kryeministrin Kurti, ajo ka thënë se kjo Task Forcë do të vendos edhe për 18 ditët e humbura të fillimit të vitit të ri.
“Ka qenë rekomandimi i IKSHPK-së, që fillimi i vitit të ri shkollorë të pezullohet deri më 26 shtator. Janë gjithsej 18 ditë të humbura të fillimit të vitit të ri shkollor. Të hënën është mbledhja e Task Forcës në kuadër të ministrisë ku do të diskutohet edhe për çështjen e kompensimit të këtyre ditëve. Sa i përket zhvillimit të mësimit, aktualisht ka disa shkolla edhe private që kanë filluar aktivitet me fëmijë”, ka thënë Nagavci.