Javën e ardhshme hapen kufijtë pa kushte mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

10 shtator 2020 | 19:45

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin fqinjë të Maqedonisë së Veriut.

Pas një takimi mes ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, dhe atij të Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, ky i fundit tha se do të shikohet mundësia që të largohet nga procedura dëshmia e testit PCR negativ.

Në javën e ardhshme pritet të merret vendimi për lehtësimin e procedurave të kalimit nga Kosova në Maqedoninë Veriore dhe anasjelltas.

Siç bënë të ditur ministrat e të dyja vendeve, janë duke shqyrtuar procedura të tjera që e lehtësojnë qarkullimin në pikat kufitare, e që janë testet serologjike apo edhe vetëm me maska e dorëza.

Ndërkaq Zemaj njoftoi se do të ketë vlerësim të situatës epidemiologjike në rajon dhe të lehtësohen masat e kalimeve në pikat kufitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel,…