Javën e ardhshme mbahen dy seanca plenare
18 qershor 2021
| 15:19
Kuvendi i Kosovës të martën dhe të enjten do të mbajë seancë plenare.
Të martën deputetëve të Kuvendit do t’i drejtohet ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ndërsa në seancën e së enjtes në rend dite do të jetë edhe rekomandimi për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.
Kështu u tha pas takimit të Kryesisë së Kuvendit.